Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Indi, ku një burrë raportohet se zhvarrosi trupin e motrës së ndjerë, për të vërtetuar vdekjen e saj.

Raportohet se Jitu Munda, shkoi në bankë të hënën për të tërhequr para nga llogaria e motrës së tij të vdekur. Raportet thonë se shuma ishte 20,000 rupi (rreth 180 euro). Megjithatë, atje, ai u informua se tërheqjet nuk ishin të mundura nga një palë e tretë, pa prova të mjaftueshme për vdekjen e pronarit të llogarisë bankare.

I zemëruar, pasi iu mohuan paratë me pretekstin se nuk kishte një certifikatë vdekjeje, Munda u kthye në degë pak kohë më vonë së bashku me një thes plastike ku kishte futur eshtrat e motrës së tij, e cila ishte varrosur disa ditë më parë. Pamjet e transmetuara nga kanalet televizive indiane e tregojnë atë duke mbajtur në shpatull atë që duket të jetë një kufomë, pjesërisht të mbështjellë me një qese plastike.

“Kjo ka krijuar një situatë të dhimbshme për banorët e zonës”, tha banka, duke këmbëngulur se incidenti ishte për shkak të “mungesës së empatisë” së burrit dhe refuzimit për të ndjekur procedurat e duhura.

Certifikatat e lindjes dhe të vdekjes janë të detyrueshme në Indi, por dokumentet nuk janë gjithmonë të lehta për t’u marrë, veçanërisht në zonat rurale, duke lënë shumë familje pa certifikata.