Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka pohuar se çmimet e naftës do të “bien si shkëmb” sapo të përfundojë lufta e nisur kundër Iranit. Sipas tij, rritja e çmimeve të karburantit është një “çmim i vogël për t’u paguar” pas viteve të terrorit nga regjimi iranian.
“Çmimet e naftës do të bien si shkëmb sapo të mbarojë kjo situatë”, tha presidenti i SHBA për “PBS News Hour”.
I pyetur për një afat kohor për këtë, Trump shtoi: “Sapo të mbarojë lufta… nuk besoj se do të zgjasë shumë.”
Presidenti amerikan sugjeroi që Amerika mund të “shkatërrojë” vendet kritike të energjisë në kryeqytetin iranian brenda “një ore”, por kjo do të çonte në “vite rindërtimi dhe traumash”.
“Kam lënë shumë infrastrukturë në Teheran sepse nëse e bën, janë vite ndërtimi. Mund t’i çaktivizoj termocentralet brenda një ore… por nëse e bëj këtë, do të duhen vite rindërtimi dhe do të jetë traumë. Kështu që po përpiqem ta shmang këtë lloj gjëje”, shtoi Trump.


