Shpërthen kriza politike në Itali. Kryeministri italian Giussepe Conte ka dhënë dorëheqjen dhe këtë e bërë të ditur gjatë mbeldhjes së sotme me ministrat e tij.

Conte pas këtij takimi pritet ta paraqesë në Quirinale. Krerët e delegacionit në qeverinë e M5s, Pd dhe Leu do të kishin përsëritur menjëherë mbështetjen e tyre për Conte.

Tani pritet që nisin negociatat, nëse do të kemi një qeveri Conte 3 apo do të ketë qeveri me një kryeministër tjetër, pa Conten.

Lideri i Lëvizjes Pesë Yje, Di Maio ka deklaruar se nuk krijohet një qeveri me mazhorancë të fortë, atëherë vendi duhet të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Politika italiane pritet të përfshihet në ethet e negociatave për krijimin e qeverisë së re.