Pamje të rënda janë publikuar së fundmi nga shpërthimi i fuqishëm në Stamboll. Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, trupi i disa personave është shpërndarë gjithandej, dhe në mediat turke, por flitet për disa të vdekur.
Gjithashtu, ka edhe disa të plagosur, që po marrin trajtimin nga ekipet mjekësore.
Ndërkohë, kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e shpërthimit, i cili ende nuk dihet se nga ka ardhur.
Në një deklaratë në llogarinë e tij në Tëitter, Guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya tha: Një shpërthim ka ndodhur në lagjen Beyoğlu, në rrugën Taksim Istiklal, rreth orës 16.20 të ditës së sotme. Në vendngjarje janë dërguar ekipet tona të policisë, shëndetësisë, zjarrfikësve dhe AFAD. Ka viktima dhe të plagosur.