COVID-19, i shoqëruar me luftën për barazi racore dhe drejtësi sociale po ndikon drejtpërdrejt mbi ekipet në vendin e punës. Asnjë iniciativë rezistence apo seancë trajnuese komunikimi për krizat, nuk mund t`i kishte përgatitur plotësisht organizatat për realitetin e sotëm.


Shumica e udhëheqësve janë të vendosur të ndihmojnë njerëzit e tyre. Por ata gabohen nëse supozojnë se punonjësit e tyre janë të informuar mirë dhe të pajisur sepse ka kaluar kohë e mjaftueshme që nga fillimi i pandemisë.Në fakt, gatishmëria dhe përafrimi i punonjësve po zvogëlohet. Të dhënat e Gallup nga 8-14 qershor tregojnë se punonjësit dhe menaxherët në SHBA janë 20% më pak të predispozuar se sa ishin majin e këtij viti se ndihen:


Të mirë përgatitur për të bërë punën e tyre


Se punëdhënësi i ka komunikuar një plan të qartë veprimi në përgjigje të COVID-19


Se mbikëqyrësi i tyre i mban të informuar për atë çfarë po ndodh në organizatën e tyre


Dhe se organizata kujdeset për mirëqenien e tyre të përgjithshme


Në fillimin e pandemisë, liderët u hodhën në veprim për të mbrojtur punonjësit, për të ruajtur klientët dhe për të siguruar të ardhmen e organizatës së tyre. Gjatë  10 javëve të para të krizës, ata vazhduan përpjekjet për t’i mbajtur njerëzit e tyre të informuar, të angazhuar dhe të sigurt. Por të dhënat e fundit të Gallup tregojnë se kjo situatë tashmë ka ndryshuar.


Zgjatja e pandemisë ka krijuar shqetësim dhe shumë duan të dinë vijën e finishit. Ndaj drejtuesit këshillohen të rigjallërojnë përpjekjet e tyre për t`u siguruar se punonjësit janë të informuar siç duhet dhe të përgatitur për situatën, sepse në të kundërt, performanca, angazhimi dhe mirëqenia e tyre vihen në pikëpyetje.