Italia vijon të regjistrojë shifra të larta të vdekjeve nga covid, pavarësisht se është intensifikuar procesi i vaksinimit

Në 24 orët e fundit, shteti fqinj ka regjistruar 501 të vdekur, duke e çuar në 109 847 numrin total të viktimave.

Italia ka regjistruar gjithashtu edhe 23,649 raste të reja me Covid-19 nga 356.085 teste të kryera. 

Që nga fillimi i pandemisë, vendi numëron 3,6 milionë të infektuar, ndërsa numri i të shëruarve është 20,712.

Autoritetet e shëndetësisë në Itali, kanë njoftuar se 57.14 % e popullsisë do të vaksinohet deri në qershor.