Marc Wilmore, 57 vjeç, shkrimtari i disa serive të serialit të famshëm “The Simpsons” humbi jetën pasi u infektua me Covid-19.

Shkrimtari i serialit të famshëm ndërroi jetë pas infektimit me koronavirus, teksa vuante dhe nga shqetësime të tjera shëndetësore. Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i Wilmore, në rrjetet sociale.

“Vëllai im i dashur, Marc Edward Wilmore vdiq natën e kaluar ndërsa luftonte me COVID dhe probleme të tjera që i kishin shkaktuar dhimbje për shumë vite”.

Marc u bashkua me stafin e shkrimit në “The Simpsons” për sezonin e 13-të të shfaqjes së animuar.

Ai madje mori një Emmy si producent për Programin e Shquar të Animuar për episodin “Eternal Moonshine of the Simpson Mind” në 2008.