Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar më shumë të shëruar se sa të infektuar me koronavirus. Gjithashtu ka patur edhe 6 humbje jete si pasojë e Covid-19.
Bëhet e ditur se nga 1 mijë e 25 teste kanë rezultuar pozitiv me koronavirus vetëm 128 persona. Ndërkohë ia kanë dalë të fitojnë betejën me këtë virus 137 njerëz.
Ndërkohë Shkupi regjistroi më shumë raste sot, 52 ndjekur nga Shtipi 29 teksa shihet një rënie drastike e rasteve në qytetet shqiptare, përjashtuar Gostivarin që kishte 13.
Por ishte kryeqyteti që sot gjithashtu regjistroi edhe 108 të shëruar, sa dyfishi i të infektuarve në 24 orët e fundit.