Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni dhe Teherani po kalojnë në fazën e dytë të zbatimit të marrëveshjeve të paqes, duke e cilësuar këtë etapë si më të lehtë se ajo e mëparshmja.

Në një prononcim për gazetarët, në kuadër të samitit të G7, Trump tha se marrëveshja e arritur mes dy vendeve është “e drejtë” dhe “e mirë”.

“Kemi një marrëveshje që është e drejtë, është një marrëveshje e mirë. Tani po kalojmë në fazën e dytë, e cila besoj se do të jetë në fakt më e lehtë”, u shpreh presidenti amerikan.