Kur princi Charles dhe princesha Diana u fejuan, nuk ishte krejtësisht një gjest dashurie. Charles ishte nën presion nga familja mbretërore për të krijuar familje dhe Diana dukej si një zgjedhje perfekte.
Por, para se princeshë Diana të ishte zgjedhja për të cilën Charles iu bë presion për të propozuar, kishte një tjetër “zgjedhje” për të cilën Charles iu kërkua të propozonte: Kushërira e tij (jo e parë), Amanda Knatchbull.
Historiani dhe biografi mbretëror, Robert Lacey shpjegon se xhaxhai i njërit prej prindërve të tij, Lord Mountbatten, e kishte shtyrë atë të martohej me Amandën, e cila ishte kushërira e tij dhe mbesa e Mountbatten.
Sipas Lacey, Charles pranoi se ishte “i gatshëm ta njihte” dhe rrjedhimisht, një marrëdhënie mes tyre filloi të lulëzonte.
“Me kalimin e viteve të dy kushërinjtë u afruan, duke zhvilluar një respekt dhe miqësi të ndërsjellë që ka zgjatur deri në ditët tona, por, kur princi më në fund bëri propozimin e tij në verën e vitit 1979, pak para vrasjes së lordit Mountbatter nga IRA, Amanda e pavarur e refuzoi propozimin me mirësjellje”.
“Dorëzimi i vetvetes ndaj një sistemi, ishte absolut kur iu bashkova familjes mbretërore. Kjo përfshiu një humbje të pavarësisë shumë më të madhe sesa martesa zakonisht sjell”, shpjegoi ajo, sipas Lacey-t.
Jonathan Dimbleby, biografi i Charles, thotë se refuzimi “shërbeu vetëm për të konfirmuar besimin e vetë mbretit të ardhshëm, se të martohesh brenda ‘Shtëpisë së Ëindsor’, ishte një sakrificë që askush nuk duhet ta bënte.”
‘Shtëpia e Ëindsor’ përfshin shtëpinë mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar dhe mbretëritë e tjera të Komonuelthit.
Por historia e Charles nuk mbaron këtu. Ajo që disa ndoshta nuk e dinë, është se princi Charles në fillim frekuentonte motrën e madhe të Dianës, Sarën. Të dy ata u njohën në një festë në Kështjellën Ëindsor nga fundi i viteve 70, dhe nisën të dilnin bashkë.
Flirti i tyre mori fund në 1978-tën, pasi ajo dha një intervistë ku thoshte se nuk ishte e dashuruar me princin. Ishte përmes Sarës që Charles njohu Dianën, asokohe 16 vjece dhe jo shumë pas kësaj, erdhi fejesa.
(Princi me motrën e Dianës)
(Princi me motrën e Dianës)
(Princi me motrën e Dianës)
(Kushërira)