Mediat serbe raportojnë për një incident të ndodhur gjatë vizitës së bashkëshortes së presidentit turk, Emine Erdogan, në Ambasadën turke në Beograd.Mësohet se pjesëtarë të stafi të sigurimit të Emine Erdogan, hynë të armatosur në një kafene aty pranë, në rrugën "Krunska", për të parë situatën e sigurisë.

Mirëpo disa klientë dhe kamerierët i ndaluan ata të hynin, duke u thënë se nuk donin që njerëz të armatosur të hynin në kafene.Dëshmirarët thonë se mes sigurimit të armatosur dhe njerëzve në kafene ka pasur një grindje dhe është dashur që zyrtarët turq të sigurisë të thërasin një shef sigurie të Ambasadës, për të normalizuar situatën.

Një fotografi e publikuar nga mediat, tregon qartë burrat e armatosur me armë, që hynin në kafene.Për momentin nuk ka asnjë reagim zyrtar as nga Beogradi zyrtar e asj nga Ankaraja, për këtë incident. Kujtojmë që në Beograd ndodhej edhe presidenti Erdogan, që ka premtuar miliona dollarë investime në Serbi.

[gallery ids="874333,874336,874341,874335,874331,874337,874332,874334,874338,874340,874339"]