Një tërmet i fortë goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e sotëm. Fatkeqësisht nga ky tërmet kanë humbur jetën 1500 persona në të dyja shtetet, teksa janë mbi 5000 persona të plagosur.
Si pasojë e tërmetit qindra ndërtesa janë shembur dhe mijëra persona ndodhen ende në rrënoja.
Pamjet që po bëhen virale së fundmi janë ato të një shpërthimi të madh. Mësohet se si pasojë e tërmetit kanë shpërthyer tubacionet e gazit në një fshat të vogël të Turqisë.
Fatmirëisht si pasojë e këtij shpërthimi nuk ka pasur viktima.