Danimarka është bërë kombi i parë evropian që po heq lejet e qëndrimit të refugjatëve sirianë, duke këmbëngulur që disa pjesë të vendit të shkatërruar nga lufta janë të sigurta për t’u kthyer.
Sipas The Guardian, të paktën 189 sirianëve u është refuzuar kërkesa për rinovimin e lejës së qëndrimit të përkohshëm, një veprim që autoritetet daneze thanë se ishte i justifikuar për shkak të një raporti që zbuloi se situata e sigurisë në disa pjesë të Sirisë ishte “përmirësuar ndjeshëm”.
Rreth 500 persona me origjinë nga Damasku dhe zonat përreth po rivlerësohen. Gjithsesi, Siria vijon të mbetet një vend i pasigurtë.
Degët e inteligjencës së regjimit kanë arrestuar, torturuar dhe “zhdukur” më shumë se 100,000 njerëz që kur shpërtheu lufta në 2011.