Danimarka u përgatit për një sulm të mundshëm nga Shtetet e Bashkuara në janar dhe dërgoi në Groenlandë dhe eksplozivë për të hedhur në erë pistat ajrore në rast të një betejë.
Transmetuesi publik danez DR, raporton se gjatë ditëve të tensionuara, kur Trump kërcënoi të merrte ishullin gjysmë-autonom, pjesë e mbretërisë daneze, Kopengahegni u trondit aq shumë sa filloi përgatitjet për një pushtim të mundshëm amerikan.
Kur, në janar, ushtarët danezë u dërguan me aeroplan në Groenlandë, ata thuhet se mbanin eksplozivë për të shkatërruar pistat në kryeqytetin Nuuk dhe në Kangerlussuaq, një qytet i vogël në veri të kryeqytetit, për të parandaluar uljen e avionëve amerikanë në rast të një pushtimi.
Ata gjithashtu transportonin furnizime nga bankat daneze të gjakut për të trajtuar të plagosurit në rast betejë. Sipas DR, i cili kishte folur me burime nga e gjithë qeveria daneze, autoritetet dhe shërbimet e inteligjencës në Danimarkë, Francë dhe Gjermani, Kopenhageni filloi të kërkonte mbështetje politike nga udhëheqësit evropianë në një seri bisedimesh sekrete që filluan menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2024 në Shtetet e Bashkuara.
Sulmi amerikan më 3 janar ndaj Venezuelës ishte një pikë kthese vendimtare. Të nesërmen, Trump tha se SHBA kishin nevojë për Groenlandën duke nxitur frikën e një pushtimi amerikan.
Sipas DR, thuhet se kishte një plan që forcat daneze dhe evropiane të dërgonin ushtarë në Groenlandë më vonë gjatë vitit, por kjo përparoi me shpejtësi.
Edhe pse Kopenhageni donte të shmangte përshkallëzimin me Uashingtonin, nuk donte të ishte i papërgatitur në rast të një sulmi amerikan.
