Një grua amerikane ka vendosur ta konsiderojë realisht ditëlindjen e saj të 40-të si një dasmë, duke u martuar simbolikisht me veten gjatë një ceremonie dhe feste luksoze dyditore në Angli.
Bëhet fjalë për Brittany Allyn, e cila udhëtoi nga New York City drejt Northamptonshire, për të realizuar atë që ajo vetë e përshkroi si një martesë me veten.
Sipas mediave të huaja, Allyn shpenzoi më shumë se 30 mijë paund për organizimin e kësaj dasme personale, ku ishin të ftuar rreth 35 familjarë dhe miq të ngushtë.
Ceremonia dhe festimet u zhvilluan në pronën aristokratike,Hinwick House.
Tema e dasmës ishte e frymëzuar nga filmi Saltburn dhe nga aristokracia britanike. Vetë protagonistja ka treguar se frymëzimi i saj ka ardhur edhe nga figura e Princess Diana dhe nga stili klasik britanik.
Në këtë dasmë ku nusja dhe bashkëshortja ishte e njëjta person, Brittany veshi dy fustane të ndryshme: një fustan tyl nga marka Millia London, si dhe një fustan të dytë për darkën e mbrëmjes nga Annie’s Ibiza.
Të nesërmen, të ftuarit u veshën me veshje nga Ralph Lauren dhe morën pjesë në një piknik tradicional anglez, si pjesë e programit të dasmës.
Sipas saj, ky vendim për t’u martuar me veten kishte si qëllim ta kthente një periudhë të vështirë personale në një moment pozitiv dhe fuqizues, duke përcjellë mesazhin se dashuria dhe përkushtimi ndaj vetes janë po aq të rëndësishme sa një martesë tradicionale.E.K
