Një burrë 49-vjeçar vdiq gjatë pritjes së familjarëve në dasmën e tij, vetëm disa orë pas ceremonisë civile në Pavia, Itali. Tragjedia ndodhi në një fermë, ku viktima dhe bashkëshortja e tij do të festonin martesën me të afërmit e tyre ne një ceremoni intime. 49-vjeçari Antimo Squillace u sëmur papritur, teksa ishte duke veshur kostumin e ceremonisë.

Ishte djali i vogël i çiftit që njoftoi të ëmën, pasi pa burrin të shtrirë në dysheme dhe pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk u bë asgjë për jetën e tij.