Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së pritet të publikojë së shpejti dokumente “shumë interesante” që lidhen me UFO-t dhe fenomenet ajrore të paidentifikuara.
Në një reagim publik, Trump theksoi se procesi i deklasifikimit të dosjeve është në zhvillim dhe se publikimet e para do të nisin “shumë, shumë shpejt”. Ai kujtoi se më herët kishte udhëzuar Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, që të nisë shqyrtimin dhe publikimin e dokumenteve që lidhen me këto fenomene.
Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur presioni nga Capitol Hill është rritur për më shumë transparencë mbi çështjen e fenomeneve ajrore të paidentifikuara. Megjithatë, Trump nuk ka pohuar se këto fenomene janë domosdoshmërisht me origjinë jashtëtokësore.
Më herët, në muajin shkurt, ai kishte njoftuar se kishte urdhëruar autoritetet përkatëse të shqyrtonin dosjet që lidhen edhe me mundësinë e jetës jashtëtokësore.
Këto zhvillime pasojnë komentet e ish-presidentit Barack Obama, i cili në një podcast deklaroi se ka gjasa që të ekzistojë jetë në univers, por sqaroi se gjatë kohës në detyrë nuk kishte parë prova konkrete për ekzistencën e alienëve.
