Festimet në Argjentinë për fitoren e Kupës së Botës duket se nuk kanë përfunduar ashtu siç pritej, teksa deri më tani është regjistruar dhe një viktimë.

Daily Mail raporton se situata doli jashtë kontrollit, pasi tifozët të ekzaltuar sulmuan dhe policinë, e cila po përpiqej të vinte rend për të siguruar mbrojtjeje të gjithëve.

Në pamjet e publikuara shihet momenti ku autobusi kalon poshtë një ure në kryeqytetet dhe një tifoz tenton të hidhet në të, por bie në rrugën poshtë saj. Në një tjetër tifoz u dërgua në spital pasi ra nga një tjetër lartësi duke festuar fitoren.

Edhe parada e autobusit të lojtarëve me trofeun u ndërpre, pasi ishte e pamundur vijimi i rrugës tokësore prej shpërthimeve të entuziazmit”. Fansat ankoheshin më pas se nuk kishin pasur mundësinë të përshëndesnin skuadrën, e cila solli në shtëpi trofeun e parë që prej vitit 1986.

Një grua raportohej se u zhvesh e tëra në kryeqytet prej emocioneve të skuadrës. Deri në mesditë miliona tifozë ishin mbledhur në qendër të Buenos Aires, teksa rrugët kryesore ishin mbyllur për paradën. Por në mbrëmje nisën përplasjet e tifozëve të vendit në krizë me policët me veshje të rënda, ku tetë njerëz u plagosën.

Incidentet nisën policia e zjarrfikësit tentuan të largonin njerëzit nga obelisku i kryeqytetit, teksa temperaturat në kryeqytet ishin mbi 30 grade C. Nga ana tjetër, raportohet se një i ri humbi jetën pasi u mbyt nga një flamur mes kaosit, teksa një fëmijë po lufton për jetën pasi u asfiksua nga turma e madhe.