Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli do të kundërshtojë me forcë çdo përpjekje ndërkombëtare për krijimin e një shteti palestinez.

Gjatë mbledhjes javore të kabinetit, ai theksoi se vendi i tij do të “luftojë në OKB dhe në çdo forum tjetër” ndaj asaj që e quajti “propagandë të rreme” dhe ndaj çdo kërkese që, sipas tij, “rrezikon ekzistencën e Izraelit dhe shpërblen terrorizmin”.

Deklarata u raportua nga Times of Israel dhe vjen mes tensioneve të vazhdueshme në rajon, ku diskutimet për një zgjidhje me dy shtete janë rikthyer në agjendën ndërkombëtare.