Këto imazhe të bëra publike këtë javë tregojnë një tjetër person afro-ameirkan në një burg në Shtetet e Bashkuara që pëson të njëjtin fat si George Floyd.


Ai ankohet disa herë rresht që nuk mund të marrë frymë, ndërsa mbahet me forcë nga disa policë.


Mediat amerikane raportojnë se personi në fjalë John Elliott Neville, 56 vjeç, vdiq nga një dëmtim në tru.


Ekspertët mjeko-ligjorë thonë se kjo u shkaktua nga asfiksia teksa mbahej pa lëvizur në tokë.