Vijon numërimi i votave në zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2026 në Shtetet e Bashkuara, ndërsa me rezultatet e para Partia Demokratike ka fituar bindshëm ndaj asaj Republikane të presidentit Donald Trump. Demokratët kanë fituar kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, ku po shkojnë drejt një shumice dërrmuese me 244 vende, ndërsa kryesojnë edhe në garën për Senatin me 54 vende.

Senatorja republikane Susan Collins ka humbur garën në shtetin e Maine ndaj kandidatit demokrat Troy Jackson, duke i dhënë fund karrierës së saj 30-vjeçare në Senatin amerikan. Për herë të parë që nga viti 1988, demokratët arrijnë të fitojnë një vend në Senatin amerikan në Teksas, i konsideruar prej dekadash si një bastion i republikanëve.

Janeese Lewis George është zgjedhur kryetare e bashkisë së Washingtonit, duke u bërë demokratja e parë socialiste që drejton kryeqytetin amerikan. Adam Hamilton është tani demokrati i parë që fiton një vend në Senatin e SHBA-së në Kansas që nga viti 1932. 

Demokratja Ilhan Omar ka fituar një tjetër mandat në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-ve, duke përfaqësuar shtetin e Minesotës. Demokratja Keisha Lance Bottoms ka bërë histori, duke u bërë guvernatorja e parë me ngjyrë e Georgias dhe guvernatorja e parë grua e saj, duke thyer kështu dominimin 24-vjeçar të republikanëve në këtë detyrë. Demokrati Abdul El-Sayed ka shënuar një fitore historike në Michigan, duke mposhtur republikanin Mike Rogers në zgjedhjet për Senatin amerikan