Imazhi që po shikoni është letra që presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar për ditëlindje Jeffrey Epstein, i akuzuar për abuzime të shumta seksuale dhe që i dha fund jetës në një burg të sigurisë së lartë në vitin 2019.
Letra u publikua nga demokratët në Kongresin amerikan dhe ka imazhin e trupit të një gruaje, me një bisedë të Trump dhe Epstein dhe në fund me firmën e kreut të shtëpisë së bardhë. Kjo pamje përputhet pikërisht me atë që përshkruante Wall Street Journal në muajin korrik, kur publikoi lajmin për letrën, që Epstein e mori për ditëlindjen e tij të 50-të. Në fund të letrës, Trump i shkruan Epstein: ‘gëzuar ditëlindjen dhe çdo ditë të jetë një tjetër sekret i mrekullueshëm, përpos mesazheve të mësipërme që vënë në dukje se të dy ata kanë shumë gjëra të përbashkëta’.
Shtëpia e Bardhë tha pas publikimit të imazhit se nënshkrimi në letër nuk ishte i Trump se ekipi i tij ligjore po vazhdon të ndjekë paditë. Kur u publikua fillimisht lajmi për ekzistencën e letrës, Trump e quajti të rreme dhe mohoi ta kishte shkruar.
“Këto nuk janë fjalët e mia, jo mënyra se si flas. Gjithashtu, unë nuk vizatoj,” tha Trump në atë kohë.
Trump ngriti një padi kundër gazetarëve, botuesit dhe drejtuesve të Wall Street Journal, përfshirë pronarin Rupert Murdoch, pasi gazeta publikoi lajmin.
Wall Street Journal raportoi se bashkëpunëtorja e Epstein, Ghislaine Maxwell, krijoi librin e ditëlindjes për financierin në vitin 2003, që përmbante dorëshkrime nga të njohur të ndryshëm të ish-financierit, duke përfshirë një shënim që dyshohet se mbante emrin e Trump, i cili atëherë ishte miku i tij.
Trump dhe Epstein ishin miq për vite me radhë, por presidenti ka thënë se u marrëdhënia e tyre mori fund në fillim të viteve 2000 pasi ish financier I kishte marrë punonjësit nga resorti i tij Mar-a-Lago në Florida.
Epstein u padit për herë të parë penalisht në vitin 2006 në Florida për një akuzë krimi shtetëror për nxitje të prostitucionit. Ai vdiq në burg në vitin 2019 ndërsa priste gjyqin dhe vdekja e tij është cilësuar nga autoritetet amerikane si vetëvrasje.