Edhe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ditën e sotme janë shënuar incidente.
Dy deputetë të ‘Levicës’, opozitës, Dimitar Apasiev dhe Kërmov, kanë thyer kompjuterin e zv/kryetarit të Kuvendit, Goran Misovski dhe më shkuan drejt tij duke e gjuajtur me letra e amendamenteve të cilat Levica i kishte dorëzuar për ndryshimet në Rregulloren.
Incidentin pasoi pasi 87 deputetet opozitarë nuk e pranuan kërkesën e Levicës që të hiqet Rregullorja nga rendi i ditës. Kryetari i Kuvendit, Telat Xhaferi njoftoi ndërprerjen të seancës, shkruajnë mediat maqedonase.
Kujtojmë se prej kohësh në Kuvendin e Shqipërisë opozita po krijon kaos për të bllokuar punën e Parlamentit, në shenja proteste pasi mazhoranca nuk pranoi ngritjen e Komisioneve Hetimore. Ditën e sotme pati dhe një zjarr që nisi në sallë, pas ndezjes së disa flakadanëve.