Dështimi i Hamas për t’i dorëzuar Izraelit të gjithë pengjet të gjallë dhe të vdekur ka sjellë paralajmërimet e Tel Avivit zyrtar për të mos zbatuar në mënyrë reciproke të plotë planin e armëpushimit.

Izraeli ka deklaruar se nuk do të hapë pikëkalimin kufitar Rafa mes Gazës dhe Egjiptit të mërkurën ashtu sic parashikonte marrëveshja, për shkak se Hamas nuk ka dorëuar të gjithë pengjet njëherazi. Përveç moshapjes së këtij kalimi kufitar që do të ishte pika kryesore në rrjedhjen e ndihmave, Izraeli ka paralajmëruar se do të ketë kufizime edhe në shpërndarjen e ndihmave humanitare nga pikëkalime të tjera.

Izraeli i kishte venë një afat deri në mesditën e kësaj të marte që Hamas të dorëzonte pengjet e pajeta, afat ky që u thye nga grupi militant. Deklarata  e Tel Avivit Zyrtar për kufizim të ndihmës humanitare vjen pasi këtë të martë ushtria Izraelite vrau të paktën 6 palestinezë pasi sipas tyre ata shkelën vijen e verdhë të sigurisë dhe iu afruan ushtarëve Izraelit.

Nga ana tjetër Hamas ka kryer ekzekutime publike ndërsa Grupi Militant është përkohësisht në Krye të sigurisë së gaza Gazës.

Kryqi i Kuq ndërkombëtar paralajmëroi këtë të martë se do të duheshin disa javë që Hamas të mbledhë të gjithë arkmortet e pengjeve të pajeta dhe t’ia dorëzojë ato Izraelit. Deri më tani Hamas ka dorëzuar vetëm 4 arkivole, nga 28 që duhet të dorëzojë në total.

Nga ana tjetër ushtria Izraelite pavarësisht paralajmërimeve të saj të fundit ka vijuar të zbatojë pjesët e marrëveshjes. Këtë të martë 45 arkmorte të palestinezëve të vrarë në luftë iu dorëzuan nga Izraeli kryqit të Kuq ndërkombëtar për tu vendosur më pas në territorin e Rripit të Gazës.