Një operacion anti-kanabis ka dështuar ditën e sotme në Greqi, në kufi me vendin tonë, pasi policia nuk ka arrotur të arrestojë personat që kishin kultivuar kanabis.
Mediat greke bëjnë me dije se policia kishte nisur kërkimet në një zonë kufitare malore dhe të vështirë të Thesprotisë, për kapjen e kultivuesve, por këta të fundit ishin larguar. Gjatë kontrollit, policia gjeti në zonë 1600 fidanë kanabis dhe 285 fidanë që ishin mbjellë në tokë.
Po kështu bëhet me dije se policia kishte nisur kërkimet pas informacioneve për plantacionin. Më tej vendosi pritë për kultivuesit, por plani dështoi pasi nuk pati asnjë të arrestuar, ndërsa u sekuestruan dhe asgjësuan vetëm fidanët e kanabisit.
Ende vijojnë hetimet paraprake për zbulimin e identitetit të personave të përfshirë në kultivimin e paligjshëm.