
Më shumë se gjysma e njerëzve që morën trajtim për Coivd-19 vuanin nga një çrregullim psikiatrik një muaj më vonë. Në këtë përfundim ka dalë një studim i kryer së fundmi nga ekspertët e spitalit San Raffaelo në Milani, shkruan “The Guardian”.
Për studimin janë monitoruar 402 pacientë, ku 55 për qind kishin të paktën një çrregullim psikiatrik. Rezultatet, bazuar në intervistat klinike dhe pyetësorët e vetëvlerësimit, treguan çrregullim të stresit post-traumatik (PTSD) në 28 për qind të rasteve, depresion në 31 për qind dhe ankth në 42 për qind. Për më tepër, 40 për qind e pacientëve kishin pagjumësi dhe 20 për qind kishin simptoma të çrregullimit obsesiv-kompulsiv.
Gjithashtu ekspertët kanë treguar se zbulimet do të rrisin shqetësimet në lidhje me efektet psikologjike të virusit. “Sjellja dhe Imuniteti” është artikulli i publikuar rreth studimit, ku shkruhet se “duke marrë parasysh ndikimin alarmant të infeksionit Covid-19 në shëndetin mendor, duhet të vlerësoni psikologjinë e të mbijetuarve nga koronavirusi dhe të thelloni studimet, për të diagnostikuar dhe trajtuar shqetësimet psikiatrike”.
Ekspertët kanë zbuluar gjithashtu se studimi është kryer te 265 burra dhe 137 gra. Këto të fundit duket se ka më pak gjasa të vdesin nga koronavirusi në krahasim me burrat. Por nga ana jetër, gratë vuajnë më shumë piskologjikisht se sa burrat.
Pacientët me diagnoza psikiatrike të mëparshme pozitive kanë vuajtur më shumë se ata pa histori të çrregullimit psikiatrik. Studiuesit, të udhëhequr nga Dr Mario Gennaro Mazza, thanë se këto rezultate ishin në përputhje me studimet e mëparshme epidemiologjike.
Pacientët treguan rritje të ankthit dhe shqetësime të gjumit, dhe për çudi kohëzgjatja e shtrimit në spital lidhet anasjelltas me simptomat e PTSD, depresionit, ankthit dhe OC.
Studiuesit thanë se “duke marrë parasysh ashpërsinë e Covid-19 te pacientët e shtruar në spital, ky studim tregon se kujdesi shëndetësor ka rritur izolimin shoqëror dhe vetminë ”.
Eskpertët shtuan se efektet psikiatrike mund të shkaktohen “nga reagimi imunitar ndaj vetë virusit, ose nga stresi psikologjik si izolimi social, ndikimi psikologjik i një sëmundje të re të rëndë dhe potencialisht fatale, shqetësimet për infektimin e të tjerëve dhe stigma.”