Një grindje e zakonshme familjare ka përfunduar tragjikisht të hënën në mbrëmje në Napoli, ku inspektori i policisë Ciro Luongo, 58 vjeç, u qëllua me thikë në zemër nga djali i partneres së tij, Roberto Marchese, 21 vjeç.
Hetimet e policisë zbuluan se konflikti kishte nisur për një arsye të pazakontë: ikja e një papagalli. Djali i partneres së Luongos kishte lënë të hapur dritaren e ballkonit në dhomën e gjumit, duke lejuar kafshën të largohej, gjë që ndezi tensionin mes tyre.
Sherri u përshkallëzua shpejt, duke kaluar nga fyerjet verbale te dhuna fizike. Marchese goditi fatalisht Luongon me një thikë 30 centimetra, e mundësisht e marrë nga kuzhina.
Pas krimit, Marchese u largua, por u arrestua më vonë pas një marrjeje të gjatë në pyetje nga policia e Napolit, nën drejtimin e zëvendësprokurorit të Napolit Verior, Cesare Sirignano.
Policia arriti të rikonstruktonte ngjarjen falë dëshmisë së djalit të viktimës, i cili së bashku me partnerin e tij ndihmoi hetuesit të kuptonin motivin dhe kronologjinë e tragjedisë.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, duke treguar se një grindje e vogël mund të përfundojë në mënyrë fatale kur përfshihet dhuna dhe mungesa e vetëkontrollit.
