Një ish-nxënës ka hapur zjarr në një shkollë në provincën juglindore të Turqisë, duke plagosur të paktën 18 persona, mes tyre nxënës, mësues dhe kalimtarë.
Sipas autoriteteve, autori rreth 18–19 vjeç hyri në ambientet e shkollës i armatosur me një armë gjahu dhe fillimisht qëlloi në oborr, përpara se të hynte brenda godinës dhe të vazhdonte sulmin.
Guvernatori i provincës, Hasan Sildak, deklaroi për mediat se të plagosurit u transportuan menjëherë në spitalet e zonës së Siverekut, ndërsa disa prej tyre ndodhen ende nën kujdes mjekësor.
Pas ndërhyrjes së policisë në vendngjarje, sulmuesi i dha fund jetës së tij. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes.
