Pak minuta pas njoftimit për dorëheqjen e Keir Starmer, mediat britanike kanë nisur diskutimet mbi pasardhësin e tij të mundshëm në krye të qeverisë dhe të Partia Laburiste.

Sipas analizave të korrespondentit politik të BBC-së, Nick Eardley, një nga emrat që po shihet si favorit potencial është Andy Burnham, i cili gëzon mbështetje të gjerë brenda grupit parlamentar laburist dhe konsiderohet si një nga figurat më popullore të partisë. Raportohet se një pjesë e deputetëve nuk përjashtojnë mundësinë që ai të zgjidhet pa një garë të fortë brenda partisë.

Ndërkohë, në listën e emrave të përfolur për lidership janë edhe Wes Streeting, i cili më herët ka shërbyer në kabinet dhe konsiderohet një komunikues i fortë, si dhe Angela Rayner, e njohur për mbështetjen e saj në krahun e majtë të partisë.

Starmer ka bërë të ditur se procesi i nominimeve për drejtimin e ri do të hapet brenda dy javësh, duke lënë të hapur mundësinë për një garë të brendshme ose për një tranzicion më të shpejtë të lidershipit. Në këtë fazë, ende nuk ka një vendim përfundimtar nëse do të ketë kundërshtarë të shumtë apo një “kurorëzim” të një kandidati të vetëm.