Të dhënat e fundit nga sondazhet tregojnë një përmbysje të rëndësishme në garën për presidencën e SHBA, teksa Donald Trump udhëheq me 58.1% të votave kundrejt 41.4% të Kamala Harris.
Sondazhi i kryer nga “Polymarket”, një nga kompanitë më të njohura për parashikime, sugjeron se Trump ka marrë një avantazh të dukshëm mbi zv. presidenten.
Me vetëm 20 ditë deri në zgjedhje, ky rezultat tregon se gara po bëhet gjithnjë e më konkurruese, ndërsa kandidatët përpiqen të mobilizojnë mbështetësit e tyre.