Një 22-vjeçar është arrestuar për vrasjen dhe torturimin e 15 maceve, duke i mbytur disa dhe duke i vendosur në mikrovalë të tjera në Çikago, SHBA.
Thomas Martel, i lindur në Illinois, është akuzuar për vrasjen e koteleve, pasi e dashura e tij i tha policisë për një çantë me erë të tmerrshme të gjetur në qilarin e tij. Policia më pas hapi çantën për të zbuluar ato që dukej të ishin pjesë të trupit të maces.
Martel është akuzuar për katër akuza për torturim të kafshëve dhe dy akuza për mizori të rënduar ndaj kafshëve. Të gjitha kotelet që supozohet se u vranë Martel quheshin Shelly, pasi u vendoste të gjithave të njëjtin emër para se t’i vriste.
Oficerët e Çikagos thuhet se gjetën tre kotele në një çantë në apartamentin e tij, në “Wicker Park”.
Martel gjithashtu kohët e fundit i tha të dashurës së tij se ai dyshohet se “i pëlqente të vriste macet dhe ai kishte qenë i tillë që kur ishte tetë vjeç”, sipas prokurorëve.
Fakti më i tmerrshëm ishte se ai madje kishte thënë që pas një kohe, po mendonte që të njëjtat tortura t’i provonte me njërëzit.