Hunter Biden ka dhënë detaje të reja lidhur me gjendjen shëndetësore të babait të tij, ish-presidentit amerikan Joe Biden, duke bërë të ditur se kanceri i prostatës është përhapur edhe në kocka.

Duke folur për gjendjen e të atit, Hunter Biden e përshkroi sëmundjen si shumë të dhimbshme dhe dobësuese.

“Ka metastaza në kocka”, deklaroi ai, duke konfirmuar përparimin e sëmundjes.

Joe Biden u diagnostikua në maj të vitit 2025 me një formë agresive të kancerit të prostatës. Sipas informacioneve të bëra publike nga familja, sëmundja ka avancuar dhe ish-presidenti po përballet me dhimbje të konsiderueshme.

Deklaratat e fundit të Hunter Biden ofrojnë detaje të reja mbi gjendjen e ish-presidentit, ndërsa familjarët e tij vijojnë ta mbështesin gjatë trajtimit dhe përballjes me sëmundjen.