Një rasti rëndë dhune është zbuluar në Britani, ku i përfshirë është dhe djali i presidentit amerikan Donald Trump.
Sipas mediave të huaja, një vajzë e re, mike e Barron Trump, u dhunua nga i dashuri i saj, teksa ishte duke folur në një telefonatë me video, me djalin e presidentit amerikan. Autori i dhunës ishte 22-vjeçari rus Matvei Rumiantse, i cili është pasi Barron e denoncoi. Trump i tregoi policisë se teksa ishte duke folur me vajzën, 22-vjeçari i mori telefonin kësaj të fundit dhe më pas nisi ta dhunonte. Shkak për dhunë ishte xhelozia që ai kishte për miqësinë mes saj dhe Trump.
Vajza, emri i së cilës nuk u bë i ditur, tha se ndërhyrja e Trump kishte ndihmuar në parandalimin e vrasjes së saj nga Rumiantsev. Rumiantsev pranoi se ishte xheloz deri diku për miqësinë e saj me Trump, duke pretenduar se ai dhe viktima kishin pasur një mosmarrëveshje për këtë në vitin 2024.
“Nuk po e kontrolloja në asnjë mënyrë, por po përpiqesha t’i bëja të kuptonte se nëse ndihet keq duke parë mesazhet që kam pasur me vajzat 10 vjet më parë, ndoshta mund ta kuptonte se si ndihesha unë kur ajo ishte ulur aty në atë moment duke i dërguar mesazhe dikujt tjetër”, shtoi ai.



