Një 13-vjeçar u qëllua për vdekje gjatë një përleshje me një adoleshent, jashtë një restoranti Queens Dunkin Donuts, javën e kaluar. Sanjay Samuel u qëllua në kokë mëngjesin e 21 shtatorit.
Ndërkohë familjarët që janë zemërthyer nga humbja e djalit të tyre, kanë marrë një vendin shumë të rëndësishëm. Ata kanë dhuruar organet e Sanjay, duke shpëtuar kështu jetën e katër personave, përfshirë edhe të një moshatari, i cili mori zemrën e tij.
Organizata jofitimprurëse “LiveOnNY” ka zbuluar se një 15-vjeçar ka marrë mëlçinë e tij. Ndërkohë dy persona të tjerë rreth të 50-ave morën dy mushkëritë e djalit, dhe një veshkë.
Marrësit e organeve jetojnë në Nju Jork, Ohajo dhe Uashington, DC.
“LiveOnNY është e përulur dhe e nderuar që është kujdestari i këtyre dhuratave të çmuara të jetës në mënyrë që Sanjay dhe të tjerët të mund të vazhdojnë të jetojnë”, tha Leonard Achan, president dhe CEO i “LiveOnNY”, në një deklaratë, duke shtuar:
“Ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes dhe miqve të tij. Mendimet dhe lutjet tona mbeten me ta gjatë kësaj kohe shumë të vështirë”.
Sanjay u qëllua rreth orës 8:20 të mëngjesit në atë që Shefi i Detektivëve të NYPD-së, Joseph Kenny, e përshkroi si një përleshje të mundshme në grup të lidhur me bandat.