Serbia duket se nuk po gjen qetësi, pas masakrës në një shkollë fillore ku vdiqën 9 persona.

Sipas mediave vendase, një nxënës i klasës së gjashtë ka shkaktuar panik tek nxënësit e tjerë. Djali me inicialet M.S., dyshohet se ka shkruar mesazhe kërcënuese për bashkëmoshatarët e tij, pas ngjarjes së rëndë ndodhur pak ditë më parë në një shkollë, ku një 13 vjeçar i mori jetën 8 nxënësve dhe rojes së shkollës.

Kërcënimet janë zbuluar pasi mësuesi i shkollës ka raportuar në polici se një nxënës i klasës së gjashtë, shkroi një mesazh në grupin e nxënësve të shkollës në Viber.

“Të paktën mund t’i kishte përdhunuar ata bastardë, ç’të keqe ka? Sinqerisht, ai donte të mbaronte lojën, do të provoj edhe unë nesër, çfarëdo të ndodhë, le të ndodhë”- thuhej në një prej mesazheve.

Policia ka reaguar menjëherë, ndërsa bëhet fjalë për një vepër penale të shkaktimit të panikut dhe rrëmujës, dhe se ndaj tij rëndon një kallëzim penal.