Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në një intervistë për Fox News ka folur për tre qëllimet që ai ka për Gazën.

Netanyahu tha se qëllimet e tij në Gaza janë eliminimi i Hamasit, lirimi i pengjeve dhe garancia se Gaza nuk do të përbëjë më kërcënim për Izraelit.

“E para është eliminimi i Hamasit si një fuqi qeverisëse dhe ushtarake në Gaza. Së dyti, duam të sigurojmë lirimin e të gjithë pengjeve dhe, së treti, të sigurohemi që Gaza nuk përbën përsëri kërcënim për Izraelin. Me këto jemi në rrugë të mbarë“, shpjegon Netanyahu.