Presidenti i SHBA Joe Biden ka shpërndarë një video në Twitter, ku shfaqet duke telefonuar dhe uruar disa nga kandidatët e tij të cilët kanë fituar në zgjedhjet për Kongresin.

Ai dëgjohet duke u thënë atyre se është shumë i lumtur për fitoren, ndërsa u jep kurajo dhe u kërkon që të kenë besim.

“Urime djalë, jam shumë i lumtur. Do fle më mirë duke e ditur që ke fituar”, janë disa nga mesazhet inkurajuese që ai u jep të tijve.

“Mezi pres punën që do të bëjmë së bashku.”, shkruan ai bashkangjitur videos.