Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka shfaqur sot një foto në seancën e Komisionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku sipas tij shihet presidenti i Malit të Zi dhe Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviç me anëtarë të klanit kriminal Skaljar.

Sipas mediave malazeze, Abazoviç paralajmëroi se do të tregojë me emër dhe mbiemër të gjithë personat që shihen në foto me presidentit malazez.

“Do t’i paraqes akuzat nga vëllai Abaz dhe do t’ju ​​tregoj një foto të Milo Gjukanoviçit me “Skaljarët”, do t’ju ​​tregoj emrat dhe mbiemrat e tyre në mesin e të gjallëve. Prisni fotosesionin dhe dijeni se do ketë të reja”, tha Abazoviç.

Abazoviç po ashtu ka kërkuar po ashtu mbajtjen e një seance kontrolluese për kontrabandën e cigareve, lëndëve narkotikëve dhe ndikimin rus.