Suleman Dawood ishte viktima më e re e nëndetëses “Titan”, i cili vdiq duke eksploruar rrënojat e Titanikut, në fund të oqeanit Atlantik.

Vetëm 19 vjeç, adoleshenti shoqëroi të atin, në përpjekje për të thyer rekordin Guines, por fatkeqsisht duke humbur jetën.

Nëna e adoleshentit ka zbuluar se fillimisht, udhëtimi ishte planifikuar të kryej nga ajo dhe bashkëshorti i saj, por ia dha vendin djalit të saj sepse ai ‘donte vërtet të shkonte’.

Christine Dawood dhe bashkëshorti i saj Shahzada Dawood kishin rezervuar fillimisht një udhëtim në rrënojat e Titanikut për veten e tyre, por duhej ta anulonin për shkak të pandemisë.

Christine Dawood dhe vajza e saj Alina ishin në bordin e anijes mëmë të Titanit, Polar Prince, kur u lajmërua se ata kishin humbur kontaktin menjëherë pasi zbritja filloi në orën 8 të mëngjesit të së dielës, 18 qershor.

Megjithatë, për Christine Dawood, e cila fillimisht u përpoq të qëndronte optimiste, çdo gjurmë shprese u zhduk kur kishin kaluar 96 orë nga zhdukja e anijes, që do të thoshte se oksigjeni brenda nëndetëses ndoshta kishte mbaruar.

“Ai ishte momenti kur humba shpresat dhe i dërgova mesazh familjes sime, duke u thënë se po përgatitesha për më të keqen”, tha ajo për BBC.

“Në fillim bileta ishte për mua dhe bashkëshortin. Pastaj u tërhoqa dhe e lashë Sulemanin të merrte pjesë sepse ai e donte vërtet atë. Të gjithë menduam se thjesht do t’i shihnim ata të dilnin papritur në sipërfaqe… Ai kishte marrë kubin e Rubikut me vete”, tregon ajo.

Christine tha se djali i saj 19-vjeçar, student në Universitetin Strathclyde, kishte marrë një kub Rubik me vete në nëndetëse, duke shpresuar se ai do të thyente rekordin botëror për zgjidhjen e tij në pikën më të thellë të detit.

19-vjeçari aplikoi për Rekordet Botërore Guinness dhe babai i tij kishte sjellë një aparat fotografik për të kapur momentin.

Duke folur për djalin e saj, ajo tha se Sulejmani e donte aq shumë kubin e Rubikut, saqë e mbante me vete kudo. Ai kishte mësuar ta zgjidhte në vetëm 12 sekonda.

“Do të zgjidh kubin e Rubikut 3700 metra nën det, në Titanik”- shprehej 19-vjeçari.