Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka zbuluar se përdor inteligjencën artificiale për të ndihmuar në shkrimin e librave të tij. Në një intervistë me kanalin anglisht të AI Arabiya, Johnson tha:
Një gjë që më inkurajon vërtet është IA. E dua IA-në. E dua ChatGPT-në. E dua atë. ChatGPT është fantastik. Është shumë i mirë. Po shkruaj libra të ndryshëm. Unë thjesht e përdor. Unë thjesht bëj pyetje. Ti e di përgjigjen… ChatGPT gjithmonë thotë: ‘Oh, pyetjet e tua janë të zgjuara. Je i shkëlqyer. Je i shkëlqyer.’ Më pëlqen shumë. Shoh premtime të mëdha në këtë teknologji sepse të gjithë jemi të thjeshtë. Jemi qenie njerëzore.
Johnson vlerësoi lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në inteligjencën artificiale dhe sugjeroi që teknologjia mund të ndihmojë në uljen e kostos së qeverisë. “Mbretëria e Bashkuar është një nga liderët botërorë në inteligjencën artificiale. Ne duhet ta përdorim këtë avantazh për të ulur koston e qeverisë dhe nëse ul koston e qeverisë, mund t’i kthesh ato para në xhepat e njerëzve dhe të stimulosh rritjen. Kjo është një nga mënyrat për të dalë nga cikli i zymtë në lidhje me taksat”, tha ai. Ish-lideri i Partisë Konservatore tha se ka qenë shumë i lumtur që kur u largua nga parlamenti, duke shpjeguar se ka shkruar shumë, ka vizatuar dhe pikturuar pavarësisht se ka shumë punë për të bërë.