Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi sot se presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, “do të paguajë një çmim më të lartë se Nicolás Maduro” nëse nuk bën atë që është e drejtë. Deklarata u bë në një intervistë për revistën “The Atlantic”, gjatë një bisede telefonike, ku Trump u shpreh se rindërtimi i Venezuelës “nuk është diçka e keqe”.

“Venezuela është e falimentuar. Ky vend është një katastrofë nga çdo këndvështrim”, theksoi presidenti amerikan.

Komentet e Trump vijnë në një moment tensioni të lartë politik dhe diplomatik lidhur me zhvillimet e fundit në Venezuelë dhe rolin e udhëheqjes së përkohshme të vendit.