Donald Trump ka bërë deklarata të forta në lidhje me Iranin gjatë një komunikimi me mediat nga Shtëpia e Bardhë, duke theksuar se Teherani nuk është më në një pozicion të favorshëm përballë SHBA-së.
“Iranit nuk i pëlqen të luajë lojëra me ne. Nuk i pëlqen aspak… do ta shihni me kalimin e kohës,” u shpreh ai para gazetarëve.
Trump përsëriti pretendimin se Shtetet e Bashkuara kanë arritur një epërsi të qartë ushtarake, duke deklaruar se ushtria iraniane është dobësuar ndjeshëm brenda një periudhe të shkurtër.
Deklaratat e tij vijnë në një moment tensionesh të larta mes dy vendeve, ndërsa konflikti në rajon mbetet i brishtë dhe i paqartë në zhvillimet e tij të mëtejshme.
