Donald Trump ka paralajmëruar sërish Iranin, duke rritur tonet përpara bisedimeve që pritet të zhvillohen në Pakistan, mes tensioneve të shtuara në rajon.
Në një intervistë telefonike për “New York Post”, Trump deklaroi se anijet luftarake amerikane po pajisen me “municionin më të mirë”, duke lënë të kuptohet për përgatitje ushtarake në rast se negociatat dështojnë dhe situata përshkallëzohet.
“Do ta zbulojmë brenda rreth 24 orësh. Do ta dimë së shpejti”, u shpreh ai, duke iu referuar mundësisë së suksesit të bisedimeve.
Ai shtoi se SHBA po kryen një “rivendosje” të forcave dhe po pajis flotën me armë të avancuara, të cilat i cilësoi si më të fuqishmet e ndërtuara ndonjëherë.
Trump paralajmëroi gjithashtu Teheranin se, në rast se nuk arrihet një marrëveshje, Uashingtoni do të përdorë “forcën në mënyrë shumë efektive”, duke rritur më tej tensionet mes dy vendeve në një moment kritik diplomatik.
