Irani është shpallur në “gjendje lufte” dhe ka paralajmëruar se do të veprojë me vendosmëri ndaj çdo individi që vepron kundër interesave të Republikës Islamike. Këtë e deklaroi kryetari i gjyqësorit iranian, Gholam-Hossein Mohseni Ejei, duke theksuar se çdo veprim që përputhet me “interesat e paligjshme të armikut agresor” do të ndëshkohet me ashpërsi.

Sipas agjencisë së lajmeve Mizan, Mohseni Ejei theksoi se Iranin nuk mund ta ndalë asnjë veprim që dëmton sigurinë dhe sovranitetin e tij, duke shtuar se ata që bëjnë fjalë apo veprime në mbështetje të kundërshtarëve të Iranit do të trajtohen sipas ligjeve të vendit, duke përfshirë masa të rrepta.

“Jemi në gjendje lufte,” tha ai në ditën e pestë të një konflikti që po shkakton tensione të larta në vend. Deklaratat e tij vijnë në një periudhë kritike, kur autoritetet iraniane janë të angazhuara për të mbajtur rendin dhe sigurinë brenda vendit dhe kanë paralajmëruar masa të forta ndaj çdo akti të percepuar si tradhëti apo bashkëpunim me armikun.

Mohseni Ejei është një figurë e njohur dhe e diskutuar e sistemit gjyqësor iranian, i cili është kritikuar ndërkombëtarisht për trajtimin e protestuesve dhe mbështetjen e dënimeve të ashpra, përfshirë dënimin me vdekje. Këto deklarata nënvizonin gatishmërinë e autoriteteve për të përdorur forcën për të shtypur çdo kundërshtim dhe për të siguruar rendin në një moment të tillë tensioni të lartë.