Fati i liderit të Kavac, Radoje Zvicer është kthyer në një ‘telenovelë’ në mediat serbe, që pas lajmit se i ishte bërë atentat në Panama. Mediat latine konfirmuar shumë ditë pas ngjarjes se personi që ishte qëlluar nuk ishte Zvicer, por nga ‘kapoja’ i klanit mafioz nuk ka asnjë gjurmë, avokati thotë se ka humbur kontaktet me të dhe mediat kanë nisur ‘serialin’.

Bazuar në një deklaratë të ish-oficerit të inteligjencës Bozhidar Spasiç, Kurir shkruan se Zvicer ka planifikuar tu nënshtrohet disa operacioneve plastike dhe të ndryshojë fytyrë në një klinikë private në Turqi.

“Ka bërë gati një fytyrë të re me shpresën se duke ndryshuar dhe duke marrë një identitet të ri, ai do të mund të fillonte një jetë të re larg armiqve të shumtë që ata kërcënojnë dhe duan ta shohin të vdekur. Plani i tij është ndoshta të rrisë flokët dhe mjekrën, të lyejë veten me të zezë dhe me ndihmën e një kirurgu plastik të zvogëlojë ndjeshëm hundën dhe mollëzat e tij, të bëjë botoks në ballë, të transplantojë vetullat dhe të vendosë lente tek sytë. Më vonë, do të nxjerrë pasportë të re, me një identitet të ri dhe ja, larg telashev e policisë,”- thotë ish-oficeri i inteligjencës Bozhidar Spasiç.

Ai shton më tej se nuk përjashtohet mundësia që Zvicer t’i ketë kryer këto operacione plastike në Turqi në momentin kur organizoi vrasjen e rivalit të tij, kreut të klanit “Skaljari”, Jovan Vukotiç.

“Në Turqi është numri më i madh i klinikave private, të cilat përmbushin dëshirat edhe të kriminelëve që i ‘mbulojnë’ para. Kur u zbulua lajmi se Zvicer dyshohet se u vra në Panama, anëtarët e familjes së tij nuk dhanë komente, por thanë se ai ishte gjallë. Nuk përjashtohet që ndërkohë të ketë ndryshuar tashmë e të jetë me bashkshorten e tij, Tamara. Ai është shumë i lidhur me gruan e tij, e cila në një situatë ka qëlluar me plumba drejt armiqve dhe e ka shpëtuar nga vdekja,”- tha Spasic.

Më 1 tetor, lajmi se në Panama ishte vrarë kreu i klanit Kavac, shpërtheu si ‘bombë’. Mediat spekuluan për fatin e tij prej ditësh, por policia panameze konfirmoi se personi që u ‘likuidua’ në atë vend nuk ishte Zvicer. 

Radoje Zvicer, lideri i klanit të Kavaçit mendohet se është personi që ka porositur ekzekutimin e shqiptarit Ergys Dashi në Ekuador. Kreu i klanit “Kavaç”, Radoje Zviter, konsiderohet si një nga kontrabandistët më të mëdhenj të kokainës në botë. Emri i tij është përmendur për herë të parë në vitin 2017, kur në YouTube u publikua një video 15-minutëshe me informacione të detajuara për “klanin Kavac”, kreun e këtij grupi dhe anëtarët e tij. Radoje Zvicer është shpallur në kërkim si personi që do t’i bënte atentat presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.