Një 19-vjeçar është arrestuar në Tetovë për përdhunim. 

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve kundër një 19-vjeçari për veprën penale përdhunim i fëmijës nën moshën 15 vjeçare, në pajtim me nenin 188 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Në njoftimin e Prokurorisë Publike, thuhet se i dyshuari 19-vjeçar ka dhunuar seksualisht një vajzë 15-vjeçare më 12 prill, në afërsi të tregut të Universitetit Shtetëror në Tetovë, duke përdorur forcë dhe kërcënime.

“Ai së bashku me një person tjetër të panjohur e kanë takuar viktimën në një rrugicë teksa ajo ishte duke ecur drejt tregut. I dyshuari, përndryshe fqinj i saj, e ka tërhequr për krahu drejt në veture të parkuar aty pranë. Personi tjetër e ka hapur veturën, pas së cilës i dyshuari e ka goditur viktimën në fytyrë dhe e ka futur me forcë në sediljen e pasme.

Automjeti drejtohej nga një person i panjohur, i cili i ka mbyllur dyert dhe i ka larguar 200 metra, më pas e ka parkuar veturën dhe ka dalë. I dyshuari dhe viktima kanë mbetur në sediljen e pasme, i cili e ka detyruar vajzën të kryejë akte seksuale duke përdorur forcë. Më pas ka telefonuar personin e panjohur dhe së bashku me makinën e kanë kthyer viktimën nga vendi ku e kanë marrë.

I dyshuari e ka kërcënuar se do ta vriste nëse i tregonte dikujt për ngjarjen”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.