Presidenti Donald Trump ka nxitur spekulime në prag të fjalimit të tij të parë në Kongres gjatë mandatit të dytë, duke postuar në rrjetin e tij social, Truth Social: “Nesër do të jetë natë e madhe. Do t’i them gjërat ashtu siç janë.” Ky postim ka rritur pritshmëritë për fjalimin e tij, i cili pritet të adresojë çështje kyçe të politikës së brendshme dhe të jashtme.

Gjatë mandatit të tij të dytë, Trump ka ndërmarrë disa veprime të rëndësishme, përfshirë urdhrin ekzekutiv për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe faljen e 1,500 personave të akuzuar për përfshirje në sulmin ndaj Kapitolit.

Por, ajo që ka ndezur debat është një postim që Trump e bëri më parë ku shkroi: “I vetmi president që nuk i dha asnjë nga tokat e Ukrainës, Rusisë së Putinit është presidenti Donald Trump”.

Kjo është cilësuar si një pretendim i rremë pasi asnjë president amerikan nuk i ka dhënë tokë ndonjëherë Rusisë së Putinit.

Trump do t’i drejtohet Kongresit të martën. Dhe ky fjalim do të shërbejë si një moment vendimtar që Trump të përshkruajë prioritetet e tij për vitin.