Ndërkohë që tërmetet e fuqishme kanë shkaktuar mbi 5 mijë viktima, e 20 mijë të plagosur, duket se në turqi ka ende njerëz “pa ndjenja”.

Policia turke ka vendosur në pranga 2 persona që talleshin në rrjetet sociale me personat nën rrënoja. 

Ndërsa qytetarët në qytetet ku ndodhi shkatërrimi vazhdonin thirrjet e tyre për ndihmë për të arritur tek të afërmit e tyre që ndodheshin nën rrënoja, u shfaqën pamjet e disa personave në një grup “Discord” që talleshin me të prekurit nga tërmeti dhe u thoshin: Po vijmë t’ju shpëtojmë! Ndërsa në të vërtetë talleshin dhe qeshnin me njëri-tjetrin. 

Ata dërgonin audio personave të prekur nga tërmeti dhe shtireshin si persona nga ekipet e shpëtimit. ata janë vendosur në pranga, ndërkohë që veprimet e tyre kanë shkaktuar reagime të ashpra në rrjetet sociale.