Detaje të reja janë zbardhur nga grushti i shtetit që ishte planifikuar të ndodhte në Gjermani.
Mësohet se mes 25 të arrestuarve, është dhe kuzhinieri i njohur, Frenk Hepner. 62-vjeçari, i cili është gjithashtu dhe vjehrri i mbrojtësit të Realit, David Alaba, u arrestua në Kitzbuel të Austrisë, aty ku zotëron dhe një restorant.
Sipas gazetës gjermane “Bild”, hetuesit besojnë se Hepner ishte një anëtar i rangut të lartë të krahut ushtarak të grupit Reichsburger, të cilët planifikonin të bënin grusht shteti në Gjermani dhe të ekzekutonin Kancelarin, siç raporton “Daily Mail”.
Kjo bandë komplotistësh do që të përmbysë shtetin modern demokratik gjerman dhe të vendosin një anëtar të një familjeje mbretërore gjermane si lider i ri.