Njerëzit janë gjithmonë e më shumë të prirur të provojnë gjëra dhe eksperienca të reja, por duket se një e re ka shkuar përtej kufijve të imagjinatës.

Paula Gonu, një blogere e njohur në Tëitch me më shumë se 228,000 ndjekës, ka zbulaur se ajo ka ngrënë një pjesë të mishit të këmbës së saj.

Gonu ka zbuluar se së fundmi iu nënshtrua një operacioni në këmbën e saj, dhe mjekët e vendosën në anestezi lokale për të hequr dhimbjen duke e lënë të vetëdijshme gjatë ndërhyrjes.

Gjatë procedurës, 30-vjeçarja pretendon se doktori e pyeti nëse donte të mbante një pjesë të kërcit të saj, gjë që ajo e bëri.

Duke folur në podkastin e saj, Paula tha: “Unë i thashëdoktorit, ‘Po’ dhe ai e vendosi atë pjesë të mishit që hoqi në një enë të vogël si ato të përdorura për mostrat e urinës.Ai e futi në alkool në mënyrë që të qëndronte ashtu për aq kohë sa të doja. Një javë më vonë, isha me partnerin tim në atë kohë dheduke bërë shaka, i thashë se doja ta haja sepse ishte pjesë e imja dhe duhej ta fusja përsëri në trup. Doja të isha në gjendje të thosha në kokën time se kam ngrënë një pjesë të trupit tim”.

Paula më pas shpjegoi se kishte bërë një salcë bolognese, në të cilën e shtoi më vonë pjesën e kërcit.

Ajo madje i shërbeu një pjesë të vaktit partnerit të saj Arnau dhe u përpoq të justifikonte vendimin e saj duke thënë se shumë njerëz hanë lloj-lloj kockash dhe pjesë të ndryshme kafshësh dhe se ngrënia e tij ishte e njëjtë.